eSalloni
Politika e privatësisë
Në këtë dokument shpjegojmë se si mbledhim dhe përpunojmë të dhënat personale të vizitorëve dhe klientëve tanë, si i mbrojmë ato dhe çfarë zgjedhjesh ofrojmë për mënyrën se si përdoren.
1. Të dhënat që mbledhim
Mbledhim informacion të kontaktit si emri, numri i telefonit dhe email-i kur na kontaktoni përmes formularëve, emaileve ose aplikacioneve të komunikimit. Gjithashtu ruajmë të dhënat e aktiviteteve brenda panelit të administrimit për të siguruar auditim dhe suport teknik.
2. Si i përdorim këto të dhëna
Informacioni i kontaktit përdoret për të ofruar demo, për të komunikar rreth shërbimit dhe për të dërguar njoftime të rëndësishme për produktin. Të dhënat e përdoruesve të panelit përdoren për të ofruar funksionalitet, për të parandaluar abuzimet dhe për të përmirësuar përvojën e platformës.
3. Ruajtja dhe siguria e të dhënave
Të dhënat ruhen në infrastrukturë cloud të sigurt me qasje të kontrolluar. Përdorim enkriptim në tranzit për të gjitha komunikimet dhe aplikojmë politika të rrepta të kontrollit të aksesit për ekipin tonë operativ.
4. Palët e treta
Nuk shesim dhe nuk japim me qira të dhënat personale. Shpërndajmë vetëm informacion minimal me ofruesit tanë të infrastrukturës dhe mjetet e analitikës që nevojiten për të siguruar funksionimin e shërbimit.
5. Të drejtat tuaja si subjekt i të dhënave
Keni të drejtë të kërkoni qasje, korrigjim ose fshirje të të dhënave personale që mbajmë. Për të ushtruar këto të drejta, na kontaktoni në adresën e email-it të listuar në fund të faqes.
6. Përditësime të kësaj politike
Mund ta përditësojmë këtë politikë për të reflektuar ndryshimet në shërbimet ose në kërkesat ligjore. Versioni i fundit do të jetë gjithmonë i disponueshëm në këtë faqe me datën e përditësimit.